STOP THE TRAFFIK
NDAL TRAFIKIMIN
Njerëzit nuk duhet të blehen dhe shiten.
Çka është NDAL TRAFIKIMIN?
Ndal trafikimin është një koalicion global i organizatave, bashkësive dhe individëve të cilët krijojnë vetëdije dhe kuptim për problemin mbarëbotëror të trafikimit me njerëz dhe apelojnë për ndryshime.
Çka është trafikimi?
Është krim global që ritet me shpejtësi të madhe. Trafikimi është një formë skllavërie e ditëve moderne ku bura, gra dhe fëmijë merren me mashtrim ose dhunë nga shtëpit e tyre për shfrytëzim
Çka janë aspiratat tona?
“Parandalimi i shitjes së njerëzve"
“Persekutimi i trafikantëve”
“Mbrojtje të viktimave”
Çka jemi duke bërë?
- Edukimi: Krijojmë vetëdije dhe kuptim për çështjen. Pushtojmë imagjinatën e njerëzve dhe i inspirojmë që të veprojnë.
- Përkrahje: Ju tregojmë njerëzve se si të bëjnë dallim. Ju ndihmojmë që të bëjnë presion tek ata të cilët kanë fuqi t'i minimizojnë aktivitetet.
- ‘Dita e lirisë’: Dhjetra mijëra ngjarje lokale të organizuara nga anëtarët e koalicionit dhe mbështetësve nga e gjithë bota më 25 mars 2007, dhe që vazhdojnë edhe gjatë gjith vitit 2007
- Fondi: Finansojmë kampanjat dhe projektet e reja (strehimoret, stërvitjet profesionale, kampanjat vetëdijësuese etj)
Çka mund të bëni ju?
1. Nënshkruani deklaratën Ndal Trafikimin duke ia shtuar zërin tuaj kërkesës globale. Kjo do të na ndihmojë që ta demonstrojmë fuqinë e ndjenjës në mbarë botën përderisa ne e përcjellim kërkesën tonë Kombeve të Bashkuara dhe krerëve të shteteve të gjithë botës deri në fund të vitit 2007.
Trafikimi i njerëzve është gabim. Unë e mbështes NDAL TRAFIKIMIN në apelin e tij për:
Parandalimin e shitjes së njerëzve
Persekutimin e trafikantëve
Mbrojtje të viktimave
2. Tregoju të tjerëve.
3. Mundësoni organizatën tuaj* të na bashkangjitet si anëtare koalicioni.
4. Nxit një ngjarje të lartësimit të vetëdijes.
5. Kontrollo faqen e plotë internacionale për ide të mëtutjeshme se si të involvoheni.
*Koalicioni është trupi kryesor i NDAL TRAFIKIMIN i cili është i hapur për cilëndo organizatë, rrjetë ose komunitet ( shkollë, shoqatë bamirëse, komunitet, klub, bashkësi fetare, afaristë; lokale, regjionale, nacionale dhe internacionale).
Go to the full international site (ENGLISH)